Ky është parashikimi i motit në Maqedoni

Ky është parashikimi i motit në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell e vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës në zonat ekstreme perëndimore do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 22 deri në 30 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht të vranët e me erë mesatare deri të fortë nga drejtimi jugperëndimor. Paradite në pjesët perëndimore do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa nga mesdita lokale do të ketë vranësira të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu e bubullima. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 23 °C.

E diela pritet të mbajë mot kryesisht me diell e më freskët. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 13 deri në 20 °C./Motilokal.com