Moti sot në Mal të Zi do të mbajë me vranësira e reshje të mëdha shiu e bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 19 deri në 20 °C.
Edhe dita e shtunë do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje intensive shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 21 deri në 22 °C.
E diela pritet të mbajë mot me diell. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 17 deri në 22 °C./Motilokal.com
