Shiu i rrëmbyeshëm dhe era e stuhishme që goditi pjesën më të madhe të Kroacisë kontinentale të enjten pasdite, veçanërisht zonën Çazma, shkaktoi dëme të mëdha dhe rreth 400 zjarrfikës me 118 automjete u angazhuan në ndihmë, njoftoi sot Shoqata Kroate e Zjarrfikësve (HVZ). .
Reshjet e shiut vazhdojnë të shkaktojnë probleme të mëdha dhe zjarrfikësit qëndrojnë në terren deri në njoftimin e dytë për të riparuar pasojat e stuhisë, thekson komandanti Heger.
Kryebashkiaku paralajmëroi banorët që të kenë kujdes në riparimin e dëmeve në objektet e tyre. Ai po ashtu ka thënë se vajza që dje ra nga çatia gjatë stuhisë tani ndodhet në spitalin e Klaiqit dhe se shpreson që ajo të jetë mirë. 
Tihomir Brnjanec, komandant i JVP Çazma, zbuloi situatën aktuale në terren. “Rreth 40 shtëpi kanë mbetur pa çati dhe ende nuk është përcaktuar numri i atyre që u ka hequr kulmet nga era”, thotë ai.
“Ka shumë dëme”, thotë Bërnjaneci, duke shtuar se dëmi mund të raportohet ende në 112. “Zjarrfikësit tanë, JVP, janë në qendër të gjithçkaje, gjithçka vjen tek ata, aty vendosen prioritetet, si duhet vepruar. Prioriteti është që ndërtesat të rehabilitohen sa më mirë, po bie shi gjatë gjithë kohës, ato dëme mund t'i shumëzojmë vetëm me 2, 3, nuk e di me çfarë numri", thotë ai.


