Bashkia e Lezhës apel qytetarëve: Bëni kujdes, të shtunën do të ketë stuhi shiu

Bashkia e Lezhës apel qytetarëve: Bëni kujdes, të shtunën do të ketë stuhi shiu

Shqipëria pritet të përfshihet nga moti i ligë përgjatë ditës së shtunë. Sipas parashikimit të motilokal.com do të ketë reshje të dendura shiu në të gjithë territorin, por veriu i vendit do të jetë edhe më i prekur.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Bashkia e Lezhës e cila ka dhënë alarmin e kuq duket ftuar qytetarët që të bëjnë kujdes.

Me anë të një postimi në Facebook, Bashkia Lezhë ka vënë në dispozicion dhe një numër telefoni, ku qytetarët mund të kërkojnë ndihmë në rast se do u nevojitet.

Postimi i Bashkisë Lezhë:

Sipas parashikimeve te motit parashikohet që në fundjavë do ketë reshje të dendura në territorin e Bashkisë Lezhë që mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje.

Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24 orë.

Për çdo nevojë jeni të lutur të telefononi në numrin e telefonit: 0683312049./Motilokal.com