Shënohen dridhje toke në jug të Shqipërisë

Shënohen dridhje toke në jug të Shqipërisë

Një tërmet ka goditur mesditën e sotme jugun e Shqipërisë. Tërmeti me magnitudë 3.7 ka rënë 14 kilometra larg Gjirokastrës.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale, pasi lëkundjet kanë qenë të lehta.

Instituti i Gjeoshkencave:

Sot në datën 18/09/2022, ora 15:54 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO-së ka regjistruar një termët të madhësisë M3.7 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 14.6 km.

Epiqendra është lokalizuar në fshatin Zhulat, 15 km në Jug të Tepelenës. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 4 ballë sipas shkallës MSK-64.

Nga kontakti me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile nuk kemi njoftime për dëme./Motilokal.com