Javë me mot tipik vjeshtor në Shqipëri

Javë me mot tipik vjeshtor në Shqipëri

Java në Shqipëri fillon nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Gjithashtu karakteristikë e kësaj jave do të jenë temperaturat e ulëta në mëngjes dhe jo shumë të larta në mesditë kjo për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë veriore.

Moti sot do të mbajë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare  në relievet malore. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 23 °C.

Dita e martë parashikohet me një paqëndrueshmëri të lehtë. Pjesa e parë e ditës parashikohet me mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Më pas përsëri mot i kthjellët në të gjithë territorin.. Temperaturat do të luhatën prej 17 deri në 21 °C.

Të mërkurën do të mbajë mot i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare kryesisht në orët e mesditës. Temperaturat do të sillen nga 14 deri në 21 °C./Motilokal.com