Moti për ditët e para të javës në Kosovë

Moti për ditët e para të javës në Kosovë

Përgjatë kësaj jave Kosova parashihet të jetë nën ndikimin e masave të ajrit relativisht të ftohta me origjinë nga veriu.

Sot do të mbajë mot më i ftohtë, paradite kryesisht me diell, ndërsa gjatë ditës vranësirat shtohen ku priten riga lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 19 °C.

Dita e martë do të jetë pothuajse i kthjellët e pjesërisht me vranësira. Temperaturat do të luhatën prej 9 deri në 15 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot vranësira dhe diell, vende-vende me reshje të dobëta shiu. Temperaturat do të sillen nga 8 deri në 13 °C./Motilokal.com