Çfarë moti na pret këtë javë në Maqedoni?

Çfarë moti na pret këtë javë në Maqedoni?

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ftohtë në mëngjes, ndërsa gjatë ditës me diell e vranësira të ulëta deri mesatare. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 21 °C.

Dita e martë do të mbajë mot i ftohtë në mëngjes, me diell gjatë ditës dhe vranësira të ulëta deri në mesatare, në pjesët perëndimore mundësi për reshje të shiut afatshkurtër. Temperaturat pritet të lëvizin prej 12 deri në 18 °C.

E mërkura do të jetë me mot pjesërisht me re paradite, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 11 deri në 18 °C./Motilokal.com