Dëshironi të jetoni në një vend pa mushkonja? Mësoni vendin e vetëm në botë ku nuk pickoheni nga to

Dëshironi të jetoni në një vend pa mushkonja? Mësoni vendin e vetëm në botë ku nuk pickoheni nga to

Kruarje dhe bezdi. Këto janë disa nga pasojat e të jetuarit me mushkonja, të cilat janë gjithmonë të pranishme çdo kund, sidomos gjatë verës.

Por, ekziston një vend në botë që nuk e ka këtë problem dhe ky vend është Islanda. Arsyeja kryesore për mungesën e mushkonjave në territorin e këtij shteti është klima islandeze.

Gjatë dimrit, temperatura mesatare është zakonisht 1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa në verë rritet në rreth 12 gradë Celsius. Megjithatë, nuk është kjo e vetmja arsye.

Arsyet e tjera pse mushkonjat nuk mund të ambientohen në Islandë lidhen me fazën riprodhuese dhe me ujin.

Riprodhimi i këtyre insekteve ndodh gjithmonë në mjedise me lagështi, ku uji duhet të jetë i ndenjur dhe ku ka zona me hije dhe bimësi./Motilokal.com