Automjetet elektrike janë vendosur të ngrihen tashmë edhe në qiell, me Air Kanada që njoftoi të së fundmi se ka porositur 30 avionë elektrikë nga kompania suedeze, Heart Aerospace. Avionët elektrikë pritet të kenë një rreze operative prej vetëm 205 deri në 399 kilometra për mbushje.
Air Kanada do të blejë 30 avionë rajonalë hibridë elektrikë ES-30, të cilët do të kenë kapacitetin deri në 30 pasagjerë për të udhëtuar ndërmjet 205 dhe 399 kilometra, tha kompania në një njoftim.
“Aeroplani revolucionar rajonal, që pritet të hyjë në shërbim në vitin 2028, do të gjenerojë zero emetime duke fluturuar me energji baterie dhe do të sjellë kursime dhe përfitime të konsiderueshme operacionale”, njoftoi Air Kanada.
Sipas marrëveshjes, Air Kanada ka blerë gjithashtu një aksion prej 5 milionë dollarësh në Heart Aerospace.
“Natyrisht, pretendimi për “zero emisione” nga automjetet elektrike është një mit kur merren parasysh emetimet që lidhen me prodhimin e baterive.”
Michael Rousseau, President dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Air Kanada, u shpreh: “Kompania ka marrë një pozicion udhëheqës në industri për të adresuar ndryshimet klimatike.”
“Futja në flotën tonë të avionëve elektrikë rajonalë ES-30 nga Heart Aerospace do të jetë një hap përpara drejt qëllimit tonë për emetime neto zero deri në vitin 2050,” këmbënguli Rousseau.
“Tashmë, Air Kanada po mbështet zhvillimin e teknologjive të reja, të tilla si karburantet e qëndrueshme të aviacionit dhe kapja e karbonit, për të adresuar ndryshimet klimatike.”
Avionët elektrikë do të furnizohen me bateri litium-jon, dhe do të pajisen me gjeneratorë rezervë-hibrid. Gjithashtu pritet të duhen 30 deri në 50 minuta për të mbushur avionin./Motilokal.com
