Ja kur pritet të bie borë në Kosovë

Ja kur pritet të bie borë në Kosovë

Me depërtimin e masave të ftohtat të ajrit në Kosovë, po mban mot i ftohtë dhe rënie të temperaturave.

Sipas zhvillimeve të situatës sinoptike të mërkurën dhe të premten në zonat e larta malore pritet të ketë reshje bore, të përziera me shi.

Në Brezovicë dhe në Brod të Dragashit pritet që të kemi reshjet e para të borës.

Temperaturat në Brezovicë pritet të luhatet 1 deri në 2 °C gjatë ditës, ndërsa natën 0 deri në -1 °C.

Ndërsa në Brod temperaturat parashihet të lëvizin nga 6 deri 9 °C gjatë ditës, natën zbresin deri në -1 °C./Motilokal.com