Kthjellime dhe vranësira, moti sot e nesër në Shqipëri

Kthjellime dhe vranësira, moti sot e nesër në Shqipëri

Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta me origjinë veriore. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në orët e mesditës. Në relievet malore priten reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër të izoluar. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 13 deri në 21 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me mot të ftohtë dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 20 °C./Motilokal.com