Mësoni çfarë surprizash ka përgatitur moti në Kosovë

Mësoni çfarë surprizash ka përgatitur moti në Kosovë

Në Kosovë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira e diell, pasdite mundësi për riga lokale shiu. Në viset malore parashihen fjolla të lehta bore të përziera me shi. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 8 deri në 12 °C.

Dita enjte parashihet të jetë me mot kryesisht të vranët dhe mundësi për reshje të dobëta shiu. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 8 deri në 13 °C. /Motilokal.com