Kumbaro: Turizmi malor dhe ruajtja e mjedisit, dy shtylla prioritare për Shqipërinë

Kumbaro: Turizmi malor dhe ruajtja e mjedisit, dy shtylla prioritare për Shqipërinë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Rajoneve Malore Frankofone, që po zhvillohet në Francë.

“Nga nisja e Konferencës Ndërkombëtare të Rajoneve Malore Frankofone, së bashku me Presidentin e rajonit Auvergne-Rhône-Alpes Laurent Wauquiez, Presidentin e Forumit Frankofon të Sipërmarrjes Stéve Gentili e të mirëpritur nga kryebashkiaku i Aix-les-Bains Renaud Beretti së bashku me ministra të vendeve të tjerë, deputetë, senatorë dhe përfaqësues të turoperatorëve për një mundësi të mirë në ndërlidhjen e vendeve tona në projekte të përbashkëta dedikuar turizmit malor dhe ruajtjes së mjedisit, dy shtylla prioritare për ne”, është shprehur ministrja Kumbaro.

Ajo ka theksuar se kemi shumë ç’mund të mësojmë nga Franca, Italia, Zvicra dhe vende të tjera që alpet dhe turizmin malor i kanë kthyer në një prej kartëvizitave më të fuqishme të tyre, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e koncepteve ekologjike turistike në Shqipërinë që jo vetëm po e zgjat sezonin, por edhe po diversifikon ofertën e atraksioneve turistike./Motilokal.com