Katër këshilla si t’i eliminoni disa probleme në veturë, gjatë stinës së dimrit

Katër këshilla si t’i eliminoni disa probleme në veturë, gjatë stinës së dimrit

Temperaturat e ulëta gjatë stinës së dimrit mund të sjellin probleme për makinën tuaj. Për shoferët stina e dimrit është shumë e lodhshme prej ndërrimit të gomave, pastrimit të borës nga vetura, shkrirja e akullit në xhama. Andaj, ekspertë e makinave japin disa sugjerime rreth asaj se si duhet menaxhuar me veturën tuaj gjatë kohës kur bënë ftoftë.

Bright Side ju sjell disa këshilla për kujdesin e makinave gjatë stinës së dimrit që do t'ju ndihmojnë për motin e ftohtë me dëborë.

1. Ngrirja e xhamave

7 truket e zgjuar të dimrit për kujdesin e makinave që do t'ju kursejnë shumë kohë dhe probleme

Gjatë dimrit ngasësit të cilët nuk kanë garazh apo nuk e mbulojnë veturën me mbulesë, xhamat e makinës zakonisht ngrihen nga moti i ftohtë. Por si duhet pastruar? Së pari merrni një lugë të gjellës me uthull të mollës dhe përzieni me ujë, spërkatni xhamat e veturës dhe pastroni me këtë masë.

2. Dorëza e derës e ngrirë

7 truket e zgjuar të dimrit për kujdesin e makinave që do t'ju kursejnë shumë kohë dhe probleme

Një mënyrë e thjeshtë për të rregulluar një dorëz të derës së ngrirë të makinave është përdorimi i sterilizuesve të duarve. Përmbajtja e alkoolit në të e largon akullin dhe do t'ju mundësoj të zhbllokoni makinën tuaj. Thjesht spërkateni me disa pika të sterilizuesit të duarve mbi çelësin tuaj ose në vrimën e dorëzës, dhe do e shihni magjinë e tij.

3. Ngrirja e pasqyrave anësorë

7 truket e zgjuar të dimrit për kujdesin e makinave që do t'ju kursejnë shumë kohë dhe probleme

Për të shmangur akullin në pasqyrat anësore ju mund t'i mbuloni ato gjatë natës me qese plastike të vendosura në vend me shirita gome. Kur të hiqni qeset plastike të nesërmen, do të shihni se pasqyrat janë pa akull dhe nuk do të keni nevojë t’i pastroni ato!

4. Nëse vetura ju ngec në borë

7 truket e zgjuar të dimrit për kujdesin e makinave që do t'ju kursejnë shumë kohë dhe probleme

Nëse drejtoni makinën tuaj në ditë të ftohta me dëborë, është ide e mirë të mbani në bagazhin tuaj disa çanta me zall për macet. Kjo do të ju ndihmojë që të lironi rrotën në pjesën ku keni ngecur./Motilokal.com