Moti sot në Kosovë do të mbajë kryesisht me vranësira, nga pasditja me reshje shiu. Ndërsa sipas IHMK-së nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa qendrore dhe verilindore e vendit, mund të krijohen vërshime të shpejta, të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 17 °C.
Dita e martë do të jetë kryesisht me vranësira e diell, herë pas here me reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 14 deri në 19 °C.
Të mërkurën pritet të mbajë mot me vranësira dhe diell, vende-vende me reshje të dobëta shiu. Temperaturat do të sillen nga 13 deri në 19 °C./Motilokal.com
