IKSHPK: Virusi A në qarkullim, rekomandohet vaksinimi dhe mbajtja e higjienës

IKSHPK: Virusi A në qarkullim, rekomandohet vaksinimi dhe mbajtja e higjienës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar qytetarët se Virusi A është në qarkullim në Kosovë. IKSHPK ua ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që vaksinohen dhe të mbajnë pastërti si larja e shpeshtë e duarve.

“Virusi A i gripit është në qarkullim në Kosovë, andaj rekomandohet të vaksinohen personat e ndjeshëm e në radhë të parë personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Më tej IKSHPK kërkon nga qytetarët që të mbajnë higjienën personale, larjen e duarve sa më shpesh, ajrosjen në mjediset e mbyllura dhe mos qëndrimi në vendet ku grumbullohen shumë njerëz dhe mos dalja kur ajri është i papastër./Motilokal.com