Rritja e nivelit të ujit në lumin e Thethit nag reshjet e shiut shkatërron urën që lidh dy fshatrat

Rritja e nivelit të ujit në lumin e Thethit nag reshjet e shiut shkatërron urën që lidh dy fshatrat

Moti i ligë me reshje të mëdha shiu pasditen e sotme ka shkaktuar probleme në zonën e Dukagjinit, në Bashkinë e Shkodrës.

Si pasojë e prurjeve të përrenjve në zonë, për shkak të reshjeve të shumta është dëmtuar ura që lidh fshatin Theth me fshatin e Ndërlysaj.

Shkak për këtë situatë është bërë fryrja e lumit të Thethit i cili ka shkatërruar edhe urën që shërbente për lidhjen e dy zonave. Aktualisht është i pamundur aksesi i banorëve nga Thethi në Ndërlysë./Motilokal.com