Që nga pasditja e ditës së hënë, Shqipëria është përfshirë nga kushtet atmosferike të paqëndrueshme me reshje të dendura të shiut.
Si pasojë e reshjeve të mëdha mbrëmjen e djeshme në qarkun e Lezhës ka patur probleme në disa fshatra.
Në bashkinë Mirditë, probleme ka pasur në Bukmirë, ku për shkak të reshjeve të dendura, ka pasur rrëshqitje të gurëve duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Probleme ka pasur edhe me energjinë elektrike, e cila është ndërprerë në disa zona.
Banorët shprehen se e kanë pasur të pa mundur t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, dhe thonë se kjo situatë përsëritet shpesh në rast të reshjeve të dendura të shiut./Motilokal.com
