Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar mëngjesin e sotëm për zonat ku ka problem në qarkullim, pas reshjeve të dendura të shiut.
Në Rajonin Verior reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë duke sjellë rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës si në: Tamarë-Vermosh, Hani Hotit-Tamarë, në Valbonë nga kilometri 3 deri në kilometrin 10.
Në aksin Bogë-Theth ka pasur probleme me prurjet e përrenjve në trup të rrugës tashmë janë pastruar dhe aksi është i kalueshëm pa probleme.
ARRSH thotë se kontraktorët e mirëmbajtjes me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje për të mbajtur gjendjen e akseve në normalitet./Motilokal.com





