Regjistrohet temperatura më e lartë e janarit në Sunndalsora të Norvegjisë

Regjistrohet temperatura më e lartë e janarit në Sunndalsora të Norvegjisë

Norvegjia Perëndimore po përjeton një valë të rrallë të nxehtë në fillim të janarit, në një kohë kur temperaturat normalisht duhet të jenë në minus.

Temperatura më e lartë prej 19 °C më shumë se mesatarja mujore 25 °C u regjistrua në fshatin Sunndalsora. Rekordi i mëparshëm prej 17.9 °C është regjistruar në vitin 1989 në fshatin Tafjord.

Kjo e bën ditën më të ngrohtë të Norvegjisë në muajin janar që nga fillimi i regjistrimeve të temperaturave.

Ndërsa shumë persona po shijojnë motin e ngrohtë duke bërë plazh në stinën e dimrit. Ekziston shqetësimi se është kjo mund të jetë ndryshimi i klimës.

Muaji dhjetor ka qenë më i ngrohtë në Skandinavi, ndërsa dita jashtëzakonisht me e ngrohtë në Sunndalsora.

Image result for Norway sees January heatwave as temperature hits 19C

Sipas meteorologut të BBC shkaku kryesor për rekordin e temperaturave në këtë vend ishte një erë e fortë e ngrohtë.

Sunndalsora rrethohet nga male të pjerrëta dhe është vend i njohur për sportet ekstreme që përfshin hedhjen me parashutë nga skajet e një shkëmbit apo struktura të ndërtuara nga njeriu.

Sunndalsmora mban gjithashtu rekordin e ngrohtësisë së Norvegjisë për muajin dhjetor ku temperatura në vitin 1998 arriti në 18.3 °C./Motilokal.com