Punëtorët e ndërrimit të parë të minierës së Trepçës, gjegjësisht rreth 130 prej tyre, kanë mbetur të ngujuar si pasojë e një defekti të energjisë elektrike që ka pamundësuar lëvizjen me ashensor nëpër horizonte.
Rreth kësaj situate ka reaguar kryeshefi i Trepçës, Enis Abdurrahmani, i cili ka thënë se gjendja e minatorëve është e mirë dhe se shkaku për bllokimin e tyre në minierë vije si pasojë e dëmtimit të rrjetit energjetik.
Ndërsa kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, ka deklaruar se mënyra e vetme që punëtorët të dalin jashtë është sanimi sa më i shpejtë i problemit të energjisë elektrike.
“Janë në minierë diku rreth 120 minatorë të ndërrimit të parë. Ata janë hala aty deri kur të rregullohet rryma. Nuk mund të dalin derisa të vjen rryma, si të ndreqet defekti ata munden për 10 minuta me dal jashtë”, ka thënë Osmani./Motilokal.com
