Dalin të gjithë minatorët që kishin mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës

Dalin të gjithë minatorët që kishin mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës

Rreth 123 minatorë të minierës Trepça kishin mbetur të ngujuar ditën e sotme si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike.

Sipas një njoftimi të Trepça Sh.A ata kanë arritur të dalin nga miniera dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

Sot në orën 10:25 rrufeja ka goditur rrjetin energjetik të minierës së Stan Tërgut ku si pasojë ka reaguar mbrojtja mbirrymore në lidhje me tokën në trafostacionin në Shupkofc. Si rezultat i kësaj, është ndërprerë furnizimi i minierës me energji elektrike.

Ekipet energjetike të Trepça Sh.A., në bashkëpunim me ekipet e KEDS-it, janë angazhuar që ta sanojnë problemin energjetik. Falë punës dhe angazhimit të ekipeve profesionale të KEDS-it dhe Trepça Sh.A., problemi është sanuar dhe të gjithë minatorët kanë dalë shëndosh e mirë nga miniera në orën 15:30.

I falënderojmë ekipet profesionale të KEDS-it për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, ekipet profesionale të Trepçës për angazhimin e tyre maksimal si dhe të gjitha institucionet publike dhe shtetërore të Republikës së Kosovës për mbështetjen në arritjen e zgjidhjes së problemit./Motilokal.com