Mot i ftohtë dhe me reshje bore në Valbonë dhe Theth

Mot i ftohtë dhe me reshje bore në Valbonë dhe Theth

Stina e dimrit i dhuron pamje mahnitëse natyrës. E padyshim që gjatë kësaj stine bora zbukuron alpet shqiptare.

Moti në Valbonë për ditën e shtunë do të mbajë mot me vranësira. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 2 deri në 8 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të perëndimit.

Dita e diele do të mbajë me mot të ftohtë dhe reshje bore. Temperaturat do të luhatën nga -3 deri në -6 °C. Era do të fryjë 4 m/s në drejtim të veriut.

Sipas parashikimit të motitlokal pritet të bie borë ditën e diele edhe në Theth, i cili është një nga destinacionet më të lakmuara turistike, mes vendasve dhe vizitorëve të huaj, dëbora është pikërisht ajo që do ta zbukuron këtë park natyror dhe që do të dhuron shumë spektakël.

Moti për ditën e shtunë në Theth do të mbajë mot me vranësira. Temperaturat do të lëvizin prej -1 deri në 10 °C.

E diela do të jetë me reshje bore. Temperaturat pritet të lëvizin prej -2 deri në -1 °C./Motilokal.com