Historia e uraganeve në Florida dhe pasojat e tyre

Historia e uraganeve në Florida dhe pasojat e tyre

Si një shtet në bregdetin e Atlantikut, Florida është më e rrezikuar nga uraganet. Por disa kanë qenë më intensive se të tjerët.

Por cilët janë uraganet që kanë shkaktuar më shumë dëme në Florida.

Uragani Andrew (1992)

Uragani Andrew goditi qytetit Homestead të Floridës si stuhi e kategorisë 5 në gusht të vitit 1992, me shpejtësi të erës deri 265 km/h.

Ky ishte uragani më destruktiv që ka goditur shtetin dhe kishte shkaktuar dëme në vlerë prej 25 bilionë dollarësh.

Andrew la 250 mijë njerëz të pastrehë, 15 të vdekur direkt nga goditja dhe dhjetëra tjerë vdiqën nga shkaktarë të ngjashëm.

Uragani Charley (2004)

Uragani Charley goditi ishullin Cayo Costa, si stuhi e kategorisë 4 në gusht të vitit 2004. Nga goditja e tij vdiqën 9 njerëz dhe shteti u dëmtua në vlerë prej 6.8 bilionë dollarë.

Charley shkaktoi erëra të fuqishme në shpejtësi prej 240 km/h.

Stuhia Irma (2017)

Irma goditi bregdetin jugor të Floridës në ishullin Marco si një stuhi e kategorisë 4. Ajo ishte e njohur për përmasat e saj të mëdha dhe lëvizjen e ngadaltë, gjë që e përkeqësoi shkatërrimin e saj. Shtatë njerëz vdiqën direkt nga stuhia dhe rreth 65,000 shtëpi dhe ndërtesa u dëmtuan ose u shkatërruan.

Irma i kushtoi shtetit 50 bilionë dollarë, duke e bërë atë uraganin më të shtrenjtë që goditi shtetin e Floridës.

Uragani Michael (2018)

Uragani Michael bëri një rënie të paprecedentë në rajonin e Florida Panhandle si një stuhi e kategorisë 5 në tetor të vitit 2018, me shpejtësi maksimale të erës prej 259 km/h. Dëmi i tij, veçanërisht nga Panama City Bach në Kepin San Blas, ishte katastrofik. Tetë njerëz vdiqën direkt nga uragani – shtatë në Florida dhe një në Gjeorgji. 43 vdekje të tjera indirekte ishin të lidhura me stuhinë./BBC/Motilokal.com