Borë në Rugovë dhe Brezovicë, këto janë temperaturat për këtë fundjavë

Borë në Rugovë dhe Brezovicë, këto janë temperaturat për këtë fundjavë

Në çdo stinë, bjeshkët e Kosovës janë një sinonim i së bukurës, të emocionojnë në çdo stinë, tashme ato kanë hequr petkun e gjelbër për t’u veshur me të bardha.

Moti për ditën e shtunë në Rugovë do të mbajë mot i ftohtë dhe pjesërisht me re dhe vranësira në mesditë, në mbrëmje priten reshje bore. Temperaturat do të lëvizin prej -2 deri në 4 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të veriperëndimit.

Edhe dita e diele do të mbajë mot të ftohtë me reshje bore. Temperaturat do të luhatën prej -5 deri në -7 °C. Era do të fryjë 4 m/s në drejtim të veri-perëndimit.

Në stinën e dimrit të pasionuarit pas bjeshkëve mezi s’presin që të shijojnë bardhësinë e maleve të Sharrit për të thithur ajrin e pastër dhe për të kaluar një fundjavë të paharruar.

Parashikimi i motit për këtë fundjavë në Brezovicë do të mbajë mot i ftohtë dhe pjesërisht me re, mesdita me vranësira. Temperaturat pritet të lëvizin nga 6 deri në 8 °C. Era do të fryjë 1 m/s në veri-veriperëndimit.

E diela do të mbajë mot të ftohtë me reshje bore. Temperaturat parashihet të lëvizin nga -1 deri në -2 °C. Era do të fryjë 4 m/s në drejtim të veri-veriperëndimit.

Borë pritet të bie edhe në zonat tjera malore si në Prevallë dhe Brod. /Motilokal.com