Alpinistja Uta Ibrahimi ia mësyn majës Dhaulagiri

Alpinistja Uta Ibrahimi ia mësyn majës Dhaulagiri

Alpinistja kosovare Uta Ibrahimi kësaj radhe ia ka mësyrë majës Dhaulagiri që ndodhet në Nepal

Kjo majë është e lartë 8,167 metra, e cila është një nga shtatë majat më të larta në botë.

“Tungjatjeta nga Kampi 2 Dhaulagiri… paramendojeni paska valë të telefonit. Heh .. pak update edhe me fotografi”, ka shkruar Ibrahmi në llogarinë e saj në Facebook.

“Dhaulagiri, mal i vështirë, mot i egër. Zoti me ne. Jemi rrugës drejt Majës Dhaulagiri, boll larg po doket”.

Dhaulagiri është masivi malor i Himalajeve në Nepalin perëndimor-qendror. Ndodhet në anën perëndimore të grykës së thellë të lumit Kali (Kali Gandak), rreth 65 km në veriperëndim të Annapurna. Shumë nga majat e Dhaulagirit janë të mbuluara nga bora dhe akullnajat i kalojnë 7,620 metra, duke përfshirë Dhaulagiri I, II, III dhe IV. Më i larti është Dhaulagiri I, arrin një lartësi prej 8,167 metra dhe është mali i shtatë më i lartë në botë. Me një mur jugor që ngrihet vertikalisht rreth 4,600 metra, anët e pjerrëta të majës dhe klima tepër e ftohtë. Emri i majës rrjedh nga dy fjalë sanskrite që do të thotë "mal i bardhë"./Motilokal.com