Stuhi shiu, breshër dhe rrufe në Shqipëri

Stuhi shiu, breshër dhe rrufe në Shqipëri

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të shkurtra me diell dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht atë të qendrës reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër lokal dhe shkarkesa elektrike. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 19 deri në 25 °C.

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 19 deri në 27 °C.

E diela pritet të mbajë mot pjesërisht me re e riga shiu në mëngjes, ditën me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 18 deri në 26 °C.

/Motilokal.com

Foto: Florim Ibrahimaj