Numri i gropave në rrafshin e Konias të Anadollit Qendror ka kaluar 2600, tha një ekspert, duke paralajmëruar kundër përdorimit të pakontrolluar të ujërave nëntokësore, që qëndron pas formimit të këtyre vrimave.
Vrima, numri i të cilave po rritet dita-ditës në rrethet Cihanbeyli, Yunak, Kulu, Sarayönü dhe Kadınhanı të Konias, vazhdojnë të ekzaminohen nga ekspertë të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe Universiteti Teknik i Konias (KTÜN).
Në studimet u raportua se gropat po lëvizin drejt pikave që do të paraqesin më shumë rreziqe, si zonat bujqësore, zonat e banuara dhe zonat e investimeve në energji.
Duke dhënë informacion rreth studimeve, profesori Fetullah Arık nga KTÜN tha: “Pavarësisht reshjeve të mëdha të borës vitin e kaluar, nuk pati një rritje të madhe të ujërave nëntokësore”.
Duke përsëritur se deri në fund të vitit të kaluar, janë regjistruar në inventar në të gjithë pellgun mbi 2500 gropa, nga të cilat rreth 700 janë më të thella dhe 1800 më të cekëta se 1 metër, Arık tha: “Me më shumë gropa të gjetura në Cihanbeyli, rrethet Yunak, Kulu, Sarayönü, Kadınhanı, numri është rritur në 2600”.
“Materiali i tretshëm kur ndeshet me ujë është mjaft i zakonshëm në të gjithë pellgun, kështu që gropat do të vazhdojnë të ndodhin edhe nëse ne nuk ndërhyjmë.”
“Struktura tokësore, e cila është e tretshme kur ndeshet me ujë, mbulon një zonë shumë të madhe në të gjithë pellgun, kështu që këto gropa do të vazhdojnë të ndodhin edhe nëse ne nuk ndërhyjmë”, shpjegoi Arık.
Ai vuri në dukje një arsye tjetër që njerëzit vazhdojnë të përdorin ujërat nëntokësore në mënyrë intensive dhe të pakontrolluar.
“Përveç kësaj, iniciativat për prodhimin e bimëve që konsumojnë shumë ujë si panxhar sheqeri, misri dhe jonxha në pellg gjithashtu vazhdojnë të rriten.”
Niveli i ulët i ujërave nëntokësore ndikon negativisht në gropat, duke rritur numrin e tyre pasi asnjë rrjedhë e jashtme nuk derdhet në pellg, tha eksperti.
“Meqenëse nuk kemi asnjë shans për të ndryshuar kushtet gjeologjike të natyrës, masa më efektive që mund të marrim është të kontrollojmë përdorimin e ujërave nëntokësore”, shtoi ai.
/Motilokal.com
