Qeveria e Shqipërisë ka hapur thirrjen për kompanitë e interesuara në shitjen e paneleve për ngrohjen e ujit, si pjesë e fushatës për kursim energjie.
Importuesit e dorës së parë, apo shpërndarësit e mëdhenj të paneleve diellore për ngrohjen e ujit janë të ftuar që të përfitojnë nga programi pilot i Qeverisë për subvencionin deri në 70 për qind të kostos së blerjes dhe instalimit të këtyre paneleve.
Kompanitë duhet të garantojnë panelet për 7 vite dhe depozitat për 5 vite. Sipas kritereve të vendosura nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë, oferta nuk duhet të jetë më e lartë se 140 mijë lekë pa TVSh, ose 168 mijë lekë me TVSH.
Nga ky program do të përfitojnë 2 mijë familje, ndërsa Qeveria ka lënë të hapur mundësinë që të rinovohet nëse do të vlerësohet si i suksesshëm.
/Motilokal.com
