Kjo javë në Shqipëri do të dominohet nga prania e rrymave ajrore të qëndrueshme. Këto do të sjellin mot me diell e vranësira kryesisht shtresore të larta. Karakteristikë do të jetë prania e mjegullës në mëngjes kryesisht në lugina. Sot në verilindje e lindje të vendit do të krijohen kushtet për reshje të përkohshme shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 22 °C.
Dita e martë parashikohet me kthjellime e diell. Temperaturat do të luhatën prej 12 deri në 21 °C.
Të mërkurën do të mbajë mot i kthjellët paradite, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga 11 deri në 21 °C.
/Motilokal.com

Foto: Abdulla Diku
