Përfitimet shëndetësore të vrapimit në dimër

Përfitimet shëndetësore të vrapimit në dimër

Edhe pse ditë janë më të ftohta në stinën e dimrit, kjo nuk do të thotë që të ndaloni aktivitetet fizike siç është vrapimi apo ecja në natyrë me borë apo në rrugët me akull. Me një përgatitje të vogël shtesë, dhe ndoshta disa veshje shtesë ju mund të kaloni pa asnjë vështirësi.

Hulumtimet tregojnë se rëniet e temperaturave e nxisin trupin të bëjë adaptime interesante; enët e gjakut dhe arteret ngushtohen, ndërkaq zemra dhe mushkëritë punojnë më shumë.

Përpara se të dilni për të vrapuar në ditët e dimrit është mirë t’i ndiqni një seri rregullash të cilat ju lejojnë të bëni një aktivitet perfekt sportiv. Fillimisht gjeja e parë që duhet të bëni është të vendosni të praktikoni vrapimin në dimër i cili konsiston në zgjedhjen e veshjeve të përshtatshme me pëlhura termike në gjendje për të thithur djersen. Të shumta janë firmat sportive që ofrojnë veshje të përshtatshëm.

Shikojeni parashikimin e motit

Para se të dilni të vraponi gjithmonë hidheni një sy parashikimit të motit www.motilokal.com. Nëse ka erë, atëherë ju mund ta përdorni në favorin tuaj.

Bëjeni ngrohjen prioritet

Ngrohuni gjithmonë para se të dilni të vraponi. Përveç që ju ndihmon në ngritje të temperaturës trupore, po ashtu e ngrit edhe rrjedhjen e gjakut në muskuj.

Shumë shpejt gjaku do të qarkullojë më shpejt nëpër trupin tuaj, ndërsa ajri i freskët do të kthjellojë kokën tuaj.

Edhe gjatë vrapimit në stinën e dimrit duhet të pini sa më shumë ujë. Krejt në fund gjejeni një shok për vrapim, pasi që gjithmonë është më e kënaqshme të vraponi me dikë tjetër.

Ndërsa shujtat e rregullta të shëndetshme janë të rëndësishme për të mbajtur trupin aktiv në motin e ftohtë, vrapimi mund të pengojë ftohjen e trupit./Motilokal.com