Përpjekjet për të shkelur këmba e njeriut në planetin Mars, nuk kanë të ndalur. Kompania e orëve Omega ka zhvilluar një orë analoge/dixhitale në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane të Hapësirës (ESA) që tregon kohën në Tokë dhe Planetin e Kuq. Ora është një vazhdim i modelit të ngjashëm të quajtur ‘Skywalker’.

E quajtur zyrtarisht X-33 Marstimer, ora përmban një kronografi 45 mm që gjurmon kohën në të dy planetët duke marrë parasysh që koha në Mars është 39 minuta më e gjatë se në Tokë. Për t’i treguar përdoruesit dy zonat (kohore), ora ka simbolin e Planetit të Kuq kur është në “Modalitetin Mars”.

Në modalitetin Mars, ora gjurmon Kohën e Koordinuar të Marsit (MTC), zonën kohore ku ndodhet “meridiani kryesor” i planetit të kuq dhe dy zona të tjera kohore marsiane. Ekziston gjithashtu një busull diellore për të gjetur veriun në Tokë dhe Mars.
Omega X-33 Marstimer tashmë është i listuar në faqen e internetit të kompanisë dhe shitet për 6,400 dollarë.
/Motilokal.com
