Citroen Oli është vetura më e re e prodhuar së fundmi nga prodhuesi francez i veturave, duke vënë në pah të ardhmen e prodhimit të tyre me materiale të qëndrueshme, energji elektrike dhe me stil të çuditshëm. E pozicionuar si vetura simotër më e madhe e modelit Ami, Oli thuhet se përshkruan ambiciet e markës për reduktimin e ndikimit të saj mjedisor në çdo fazë të ciklit jetësor të veturës.

Parakolpi, çatia dhe panelet e pick-up të Citroen Oli janë të ndërtuara nga kartoni i ricikluar dhe e përforcuar me fibra qelqi, e zhvilluar nga kompania gjermane e kimikateve BASF.

Sipas Citroen, panelet nga kartoni, janë mjaftueshëm të forta dhe mbi to mund të qëndroj edhe një i rritur, edhe pse peshojnë sa gjysma e paneleve ekuivalente të çelikut. E kufizuar në vetëm 110 km/h, Citroen Oli është dizajnuar më shumë si një veturë e vogël për rrugë qyteti se sa si një veturë për autostrada.

Për shkak të madhësisë të reduktuar e krahasuar me një xham tipik të lakuar, Citroen pretendon se xhami peshon më pak dhe ka kosto më të ulët prodhimi. Kabina gjithashtu ka pak gjasa të nxehet, duke çuar kështu në kërkesë më të ulët për sistemin e ajrit të kondicionuar, duke ruajtur kështu edhe rreth 17% të fuqisë së baterisë.

Citroen pretendon se Oli mund të arrijë një rreze të lëvizjes së veturës deri në 400 kilometra, derisa bateria e saj prej 45kWh mund të arrijë mbushjen nga 20 deri në 80% në afro 23 minuta duke përdorur mbushës të shpejtë DC.
/Motilokal.com
