Kthjellët e me diell në Shqipëri

Kthjellët e me diell në Shqipëri

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore kryesisht në lindje. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 13 deri në 22 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me diell dhe pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 21 °C.

/Motilokal.com