Zjarret në Australi kanë djegur të gjallë 500 milionë kafshë (Foto)

Zjarret në Australi kanë djegur të gjallë 500 milionë kafshë (Foto)

Bilanci i zjarreve që kanë shkrumbuar pjesë të tëra të Australisë, është katastrofik për kafshët e ndodhura në ato zona. Ekologët kanë paralajmëruar se jeta e egër në Australi është në rrezik nga zjarret.

Edhe raportet tregojnë se prej flakëve mund të jenë shfarosur gjysmë miliardë kafshë.

No photo description available.

Bazuar në një studim të Universitetit të Sidneit, rreth 480 milionë gjitarë, zogj dhe zvarranikë janë prekur nga zjarret në Uellsin e Ri Jugor që nga shtatori.


Duke folur për 7NEWS.com.au, studiuesi Profesor Chris Dickman zbuloi se australianët duhet të shqetësohen për gjitarët tanë vendas.

"Përafërsisht 480 milionë janë prekur në Uellsin e Ri Jugor", shpjegoi ai.


Ai theksoi se jo të gjitha kafshët sipas tij mund të vrarë direkt nga flakët, disa do të fluturonin, të tjerë do të fshiheshin nën tokë apo do të gjenin strehim nën shkëmbinj.

Por numri i atyre që janë prekur direkt nga zjarret është gjigand, dhe mungesa e ushqimit e sulmet e grabitqarëve, sipas profesorit, do të ndikojnë padyshim në reduktimin e frikshëm të kafshëve në rajonet e prekura.

Image may contain: cloud, sky, outdoor and nature

Pamje të tmerrshme mbërrijnë nga zjarret apokaliptike, ndërsa në mediat sociale janë përhapur video kangurësh që përpiqen të shpëtojnë nga pyjet e djegura dhe trupa të djegur koalash të shtrirë në tokë.

Image may contain: one or more people, outdoor, nature and water

Sipas njoftimeve deri me tani kanë humbur jetën 23 njerëz, mbi 5.5 milionë hektarë të djegur, më shumë se 1500 shtëpi të shkatërruara, 10 milionë njerëz janë të prekur nga tymi i zjarrit apo djegiet toksike.


Nga zjarret e mëdha ka ndodhur evakuimi më i madh ndonjëherë në Australi, mijëra njerëz të bllokuar në qytete që duhet të evakuohen dhe mijëra njerëz janë strehuar në plazhe nga nxehtësia e fortë./Motilokal.com

Një studim i ri nga Universiteti i Sidneit vlerëson se 480 milion jetë të egra në Australi mund të preken nga zjarret e NSW.

Image may contain: outdoor

Image may contain: plant, outdoor and nature

Image may contain: bird, outdoor and nature

Image may contain: cloud, sky, fire and outdoor

Image may contain: one or more people, sky, tree and outdoor