Balluku apel institucioneve: Ulni shpenzimet e energjisë deri në 15 për qind ndryshe gjobiteni

Balluku apel institucioneve: Ulni shpenzimet e energjisë deri në 15 për qind ndryshe gjobiteni

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave një projekt akt për marrjen e masave të veçanta për kursimin e energjisë elektrike.

Në një dalje për mediat ministrja Belinda Balluku deklaroi se institucionet shtetërore duhet të kursejnë 15% të energjisë elektrike të konsumuar në krahasim me faturën e një viti më parë.

Për drejtuesit e institucioneve që nuk përmbushin targetin e përcaktuar, janë parashikuar gjoba deri në 50 mijë lekë të reja të cilat do të mbikëqyren nga një administrator energjetik.

“Sot bëmë disa ndryshime mbi projekt aktin për marrjen e masave të veçanta për furnizimin me energji elektrike. Ky akt konsiston në përcaktimin e masave detyruese gjatë emergjencës. Ne duhet të bëhemi shembull për kusimin e energjisë. Përmes këtij projekt akti kemi vendosur një kërkesë për institucionet shtetërore që duhet të kursejnë 15% të energjisë së konsumuar me faturën e një viti më parë. Kjo energji e konsumuar është ekuivalente me 1% të energjisë së konsumuar në total gjatë një muaji që do të ishte e barabartë me 3.4 miliard lekë”, deklaroi Balluku.

Tutje ajo theksoi se do të futet në fuqi emërimi i një administratori energjetik që është një punonjës në çdo ndërmarrje që do të emërohet nga titullari. Do të ketë target uljen e konsumit të energjisë me 15% për ndërmarrjen që ai përfaqëson. Nëse targeti nuk arrihet masa shkon deri në 50 mijë lekë gjobë.

/Motilokal.com