Rizvanolli prezanton masat për subvencionim të energjisë, por s’ka ndihmë edhe për izolim të shtëpive

Rizvanolli prezanton masat për subvencionim të energjisë, por s’ka ndihmë edhe për izolim të shtëpive

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë një konference për media ka prezantuar masat për subvencionim të pajisjeve të energjisë efiçente për qytetarët, prej të cilave pretendon se do t’ia kursejnë shtetit mbi 12 milionë euro për dimrin që po vjen.

Ajo theksoi se duke filluar nga sot kemi hapur thirrjen për subvencionim të pajisjeve efiçente për ngrohje për qytetarë në vlerë prej 6 milion euro. Pajisjet që do të subvencionohen si kaldajat me djegie me biomasë, dru, pelet dhe briket që do të përkrahet në masë prej 70 për qind të vlerës së investimit ose në vlerë prej 1,200 euro, pompat termike që ulin 30% të konsumit të energjisë do të subvencionohen deri në 2500 euro, kondicionerët efiçentë deri në 40% apo 400 euro, stufat individuale efiçente me biomasë, dru, për familjet me skemë sociale me 90% apo 560 euro. Për të tjerët 70% apo 435.

Ministrja Rizvanolli njoftoi se aplikimi për këto bëhet online përmes platformës e-Kosova dhe kriteret janë të specifikuara në thirrjen për aplikim.

Rizvanolli potencoi se me këto masa synojnë të përkrahin 10 mijë familje. Pret që të ulet për 70% konsumi i energjisë elektrike nga familjet që do të subvencionohen.

“Qëllimi i këtyre masave është i dyfishtë, që t’i ndihmojmë familjet që zëvendësojnë ngrohjen me energji me alternativat tjera si peleti, druri apo briketi ose pajise elektrike që shpenzojnë 60 për qind deri 70 për qind më pak energji elektrike. Ndërsa, qëllimi i dytë është të ndihmohen familjet se pavarësisht se me çfarë janë ngrohur, e veçanërisht familjet me kushte të vështira ekonomike”, deklaroi Rizvanolli.

/Motilokal.com