Bora mbulon veriun e juglindjen, ARRSH apel shoferëve: Kini kujdes me shpejtësinë!

Bora mbulon veriun e juglindjen, ARRSH apel shoferëve: Kini kujdes me shpejtësinë!

Reshjet e borës kanë zbardhur disa zona në vend, duke sjellë edhe probleme në qarkullimin rrugor. Për këtë Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka bërë të ditur se gjendja në akset kryesore në vend është e kalueshme pa zinxhirë por drejtuesit duhet të jenë të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale.

Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar kontraktorët janë në terren dhe në gatishmëri për çdo situate, me qëllim sigurimin e kalueshmërisë normale në të gjitha akset.

Njoftimi i plotë i Autoritetit Rrugor Shqiptar:

Rajoni Verior

Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës por pa sjellë probleme për qarkullimin.

Kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë dhe është në terren me mjete e punëtorë  nuk ka probleme në qarkullim.

Image may contain: snow, sky, outdoor and nature

Rajoni Qendror

Ka pasur reshje bore në Steblevë, është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë, nuk ka probleme me qarkullimin.

Image may contain: sky and outdoor

Rajoni Jugor

Kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet të ulët në segmentet e mëposhtme:

- Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë

- Qafë e Qarrit-Korçë-Ersekë

- Boboshticë-Dardhë

- Korçë-Voskopojë

- Zëmblak-Goricë.

Në të gjitha segmentet qarkullohet pa zinxhirë

Kontraktorët janë në terren dhe në gadishmëri për çdo situate, me qëllim sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjitha akset.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale./Motilokal.com