Shqipëria e preferuara e turistëve të huaj në çdo sezon

Shqipëria e preferuara e turistëve të huaj në çdo sezon

Në portin e Durrësit mbërritën sot 558 turistë të huaj me kroçerën “Seven Seas Voyager”.

Kroçera “Seven Seas Voyager” me gjatësi 206 metra u ankorua në kalatën 5 të portit të Durrësit rreth orës 7:30 të mëngjesit.

Nga të dhënat e Autoritetit Portual Durrës mësohet se kroçera ka 558 udhëtarë gjithsej, pjesa më e madhe e të cilëve janë qytetarë të SHBA.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama tha se “numri gjithnjë e në rritje i turistëve dhe gjeografia e largët e tyre janë shembulli i qartë i interesit për vendin tonë dhe e zgjatjes së sezonit turistik, ku shumë struktura hoteliere janë ende të rezervuara”.

Rreth 20 autobusë turistikë janë nisur tashmë nga Durrësi në destinacionet e parashikuara, kryesisht qendra historike dhe muzeale në qytetet e Krujës, Tiranës dhe Durrësit.

Kroçera “Seven Seas Voyager” do të vijojë lundrimin sot në mbrëmje drejt Kotorrit në Mal të Zi.

/Motilokal.com