Vijon të mbajë mot i qëndrueshëm dhe i thatë në Shqipëri

Vijon të mbajë mot i qëndrueshëm dhe i thatë në Shqipëri

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë vendin por nuk do të mungojnë alternimet e pakta deri mesatare të vranësirave kalimtare. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 17 deri në 25 °C.

Të shtunën do të mbajë mot pjesërisht me re e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 17 deri në 23 °C.

E diela pritet të mbajë mot pjesërisht me re e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri në 23 °C.

/Motilokal.com