Nё Hemisferёn Veriore parashikohen thatësira çdo 20 vjet

Nё Hemisferёn Veriore parashikohen thatësira çdo 20 vjet

Mungesa e ujit, zjarret e shumta, çmimet e larta të ushqimeve dhe humbjet e rënda të të korrave ishin ndër ndikimet më të rëndësishme të një prej verave më të nxehta evropiane të regjistruara, me valë të nxehti dhe reshje jashtëzakonisht të ulëta në të gjithë hemisferën veriore. Këto kushte çuan në toka shumë të thata veçanërisht në Francë, Gjermani dhe vende të tjera të Evropës Qendrore.

Kina përjetoi gjithashtu temperatura jashtëzakonisht të larta dhe thatësi. Këto deficite në lagështinë e tokës çuan në korrje të dobëta në rajonet e prekura, rritje të rrezikut nga zjarret dhe, në kombinim me çmimet tashmë shumë të larta të ushqimeve, pritet të kërcënojnë sigurinë ushqimore në mbarë botën.

Shkencëtarët nga Zvicra, India, Holanda, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, bashkëpunuan për të vlerësuar se deri në çfarë mase ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu ka ndryshuar mundësinë dhe intensitetin e lagështisë së ulët të tokës, si në sipërfaqe ashtu edhe në rrënjë.

Ndërkohë, që thatësirat në Evropё priten të ndodhin çdo 20 vjet‚ pa ngrohjen globale ato do të kishin ndodhur vetëm një herë në 400 vjet.

Gjithsesi‚ shkencëtarët paralajmëruan që të dyja rastet nuk mund të krahasohen në mënyrë direkte me njëra−tjetrën.

/Motilokal.com