Mësoni se çfarë surprizash ka përgatitur moti në Shqipëri

Mësoni se çfarë surprizash ka përgatitur moti në Shqipëri

Kjo javë në Shqipëri parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale ndërsa përgjatë relieveve malore ato hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra.

Moti sot do të mbajë me kthjellime dhe vranësira, pasdite priten reshje shiu, në mbrëmje do të jenë më intensive. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 21 °C.

Dita e martë parashikohet me vranësira e reshje shiu në formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike e breshër. Temperaturat do të luhatën prej 16 deri në 18 °C.

Të mërkurën do të mbajë mot pjesërisht me re e riga lokale shiu në mëngjes, nga mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të sillen nga 16 deri në 20 °C.

/Motilokal.com

Foto: Galdim Ajeti