Java në Kosovë do të karakterizohet me mot kryesisht të ndryshueshëm, kryesisht me vranësira e intervale me diell. Në orët e vona të së hënë parashihet të nisin reshjet e shiut për të vazhduar të martën, pritet edhe rënie e temperaturave.
Moti sot pritet të mbajë kryesisht me vranësira, në orët e vona reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 19 °C.
Dita e martë do të jetë me mot të vranët, kohëpaskohe me reshje shiu e bubullima. Temperaturat do të luhatën prej 12 deri në 15 °C.
Të mërkurën pritet të mbajë mot me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të sillen nga 11 deri në 13 °C.
/Motilokal.com
