Vazhdon të bie niveli i ujit në liqenin e Badovcit

Vazhdon të bie niveli i ujit në liqenin e Badovcit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci.

Sipas KRU “Prishtina” niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 631.64 metra mbi nivelin e detit ose -3.44 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes.

Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 640.05 metra mbi nivelin e detit ose -9.80 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.

Ujësjellësit “Prishtina” apelon për ruajtjen dhe mbrojtje e burimeve të ujit.

/Motilokal.com

Foto: Albert Krasniqi