Të paktën 36 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Venezuelë

Të paktën 36 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Venezuelë

Të paktën 36 persona janë vrarë dhe më shumë se 56 të tjerë janë zhdukur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në qytetin venezuelian të Las Tejerías. Mes të vrarëve janë edhe dy fëmijë të vegjël.

Sipas njoftimeve rreth 1000 vetëm personel emergjence janë duke marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, por puna e tyre nuk është aspak e lehtë.

“Ne po përpiqemi të shpëtojmë këdo që mundemi dhe po shprehim ngushëllimet tona për të gjithë ata që kanë humbur një të dashur”, tha zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez.

Kreu i shtetit, Nicolás Maduro ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas katastrofës natyrore që goditi këtë pjesë të varfër të vendit. Mes viktimave janë edhe dy fëmijë.

Reshjet e rrëmbyera bënë që lumi El Pato të dilte nga shtrati, ndërsa ujërat e tij vërshuan në zonat përreth, duke marrë me vete makina e shtëpi. Në muret e banesave, balta e dendur tregonte se sa lart.

“Është një shkatërrim total, nuk e di, pjesëtarë të familjes sime ende mungojnë. Nuk e dimë nëse ka njerëz nën gërmadha. Unë shpëtova se u kapa për 40 minuta pas antenës. Uji mbërriti aq shpejt, sa nuk kisha kohë të mendoja”, tha Isaac Castillo, banor i Las Tejerias.

Ministri i Brendshëm Remigio Ceballos tha se rrëshqitjet e dheut ishin shkaktuar nga uragani Julia, i cili kaloi në veri të Venezuelës. Në një ditë, ra shiu që duhet të binte në një muaj, u shpreh ai.

/Motilokal.com