Vala e të nxehtit: Qershori 2019 muaji me i nxehtë

Vala e të nxehtit: Qershori 2019 muaji me i nxehtë

Muaji qershor i këtij viti është regjistruar si muaji më i nxehtë i ndonjëherë, pohoi Copernicus, programi i vëzhgimit të Bashkimit Evropian në Tokë.

Agjencia publikoi të dhënat e temperaturave për muajin qershor 2019 dhe statistikat konfirmojnë atë që shumë europian e mendonin: se ky muaj është më i nxehti në Europë që nga fillimi i të dhënave të motit, me temperatura deri në 2ºC mbi mesataren.

Gjatë javës së fundit të qershorit vendet me të goditura ishin Franca, Zvicra, Spanja veriore, Italia, Austria dhe Republika Çeke, të cilat regjistruan temperatura mes 6 °C dhe 10 °C mbi mesataren.

Edhe pse vala e të nxehtit të këtij muaji nuk zgjati aq kohë sa ajo e vitit 2018, ka qenë veçanërisht intensive, shpjegoi Koperniku.

Temperatura mesatare globale ishte e regjistruar ndonjëherë për muajin qershor, ishte vetëm 0.1ºC më e lartë se rekordi i mëparshëm në verën e vitit 2016.

Krahasuar me temperaturat mesatare të qershorit që nga viti 1880, muaji i kaluar ishte mbi 3 °C më i lartë se mesatarja në Europë dhe më shumë se 1 °C në nivel global.

"Edhe pse është e vështirë të atribuohet drejtpërdrejt kjo valë e të nxehtit ndaj ndryshimeve klimatike, këto ngjarje ekstreme të motit pritet të bëhen më të zakonshme pasi që planeti vazhdon të ngrohët për shkak të përqendrimeve në rritje të gazrave serrë", tha Koperniku në një deklaratë. /Motilokal.com