Qytetet ku bie më shumë shi në botë

Qytetet ku bie më shumë shi në botë

Ka vende të ndryshme të botës, ku ka shumë pak reshje shiu apo mos të themi fare, por ka edhe vende ku reshjet e shiut janë konstante.

Së fundmi ‘Neoman Studios’ ka përpiluar një listë të qyteteve ku bie më shumë shi në një vit, me të dhënat nga ‘Climate Data’.

Për të organizuar renditjen, u analizuan 64 429 qytete në të gjithë botën, ku bie të paktën 1 mm shi ose borë. Buenaventura, në Kolumbi, renditet i pari si qyteti me më shumë reshje, me një mesatare prej 258 ditësh me shi në vit.

Buenaventura (Kolumbi) - 258 ditë me shi në vit;

Manizales (Kolumbi) - 257 ditë me shi në vit;

San Vito (Kosta Rika) - 253 ditë me shi;

Quito (Ekuador) - 253 ditë me shi në vit;

Sangolqui (Ekuador) - 253 ditë me shi në vit;

Niefang (Guinea Ekuatoriale) - 244 ditë me shi në vit;

Timika (Indonezi) - 244 ditë me shi në vit.

/Motilokal.com