Qeveria formon dy grupe punuese ndër-institucionale për realizimin e Programit Kompakt me MCC-në

Qeveria formon dy grupe punuese ndër-institucionale për realizimin e Programit Kompakt me MCC-në

Në mbledhjen e 100-të, Qeveria e Republikës së Kosovës ka votuar formimin e dy grupeve punuese ndër-institucionale për realizimin e Programit Kompakt me MCC-në: Grupin për arritjen e parakushteve dhe Grupin Punues për themelimin e entitetit për menaxhimin e Aktivitetit Shumë-Funksional të Ruajtjes së Energjisë (SHFRE).

Këto dy grupe me përkrahje të institucioneve tona do të sigurojnë mekanizëm përkrahës për qytetarët në nevojë për të zbutur koston e energjisë, përshpejtim të lejeve dhe instalimeve për teknologjitë e reja të prodhimit të energjisë, integrim të rezervave të energjisë, themelim të ndërmarrjes publike për rezerva të energjisë, rritje të pavarësimit së sistemit energjetik, zhvillim e trajnim të fuqisë punëtore në energji, rritje të përfshirjes së grave në sektor të energjisë; si dhe krijim të mekanizmave për tranzicion të gjelbër.

Qeveria e Republikës së Kosovës së bashku me ShBA-të janë duke implementuar me përkushtim projektin më të madh në sektor të energjisë në vend. Ky projekt do të përmirësojë mirëqenien e qytetarëve tanë, si dhe do t’i ndihmojë vendit të krijojë një të ardhme të qëndrueshme në sektor të energjisë.

/Motilokal.com