Sot shi e shtrëngata, fundjava me diell në Shqipëri

Sot shi e shtrëngata, fundjava me diell në Shqipëri

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike përgjatë ditës së sotme. Kryesisht do të mbizotërojnë vranësirat e dendura edhe pse në pjesën veriore parashikohen intervale me diell. Reshjet e shiut do të jenë prezente në pjesën jugore aty ku nuk do të mungojnë shtrëngatat dhe rrebeshet intensive. Gradualisht në mesditë reshjet do të shtrihen në të gjithë territorin me intensitet mesatar dhe në formën e shtrëngatave. Në mbrëmje reshjet do të ndërpriten për të mbetur lokale vetëm në juglindje. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 15 deri në 18 °C.

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 21 °C.

E diela pritet të mbajë mot me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 17 deri në 22 °C.

/Motilokal.com

Foto: Galdim Ajeti